Lajme

Agjenda e presidentes Osmani në Ditën e Paqes

06/12/2022 08:14
nga:G B

Sot shënohet 23-vjetori i Ditës së Paqe, për nder të cilës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë aktivitete të ndryshme.

Ajo në orën 08:30 do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit, Adem Demaçit, në Velani të Prishtinës.

Nga ora 09:30, Osmani do ta vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.

Më pas, ajo do të vendos kurora lulesh tek Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s në Prishtinë.

Në orën 12:00, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, do të mbahet aktiviteti “Nga eksodi në liri”, që do të mbahet në vendin ku populli i Kosovës e përjetoi eksodin masiv dhe prej nga forcat tokësore të NATO-s, hynë në Kosovë për lirinë tonë.