Ukraina thotë se rreth 10 mijë ushtarë të vendit kanë vdekur në luftë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Sipas medieve të huaja, këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych dhe detajet në një intervistë në mediet sociale, kur u pyet se sa trupa kishte humbur Ukraina në 100 ditët e para të luftës, pra deri më 3 qershor.
Ukraina thotë se po humbet rreth 100 ushtarë çdo ditë në luftime, me qindra të tjerë të plagosur.
Arestovych tha se humbjet e Rusisë janë disa herë më të mëdha.
Qeveria ukrainase thotë se më shumë se 30 mijë trupa ruse kanë vdekur.
Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare për humbjet e tyre të luftës në Ukrainë që nga 25 marsi, kur thanë se 1,351 ushtarë dhe oficerë kishin vdekur.


