Sporti

Haaland jep sinjale mbi numrin që ka zgjedhur tek Manchester City

06/11/2022 18:27
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland mund të konsiderohet si një nga goditjet më të bujshme të kësaj merkato verore teksa sulmuesi norvegjez nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Manchester Cityt.

Një përforcim me shumë vlera për trajnerin Pep Guardiola që kërkonte me ngulm një bomber për të përmbyllur me sukses aksionet e krijuara nga skuadra.

Ndërkohë, kur ende nuk është prezantuar te City, Haaland duket se ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë në fanellë, pasi diçka e tillë ishte kthyer në një mister të vërtetë duke qenë se numrat kryesorë te “qytetarët” janë të zëna.

Kështu, numri 9 mbahet aktualisht nga Gabriel Jesus i cili gjithsesi mund të largohet, ndërsa 10 mbahet nga Grealish dhe 11 nga Zinchenko. Në këtë formë, mbeten të pakta alternativat për Haaland i cili së fundmi ka dhënë një indicie mbi zgjedhjen e numrit teksa në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku mban fanellën me numër 15.

Një numër të cilin e ka veshur edhe babai i tij, Alfe-Inge kur luante me Cityn teksa Haaland shkruan se trashëgimia vazhdon. Ndaj, duket sikur Haaland sapo ka zbuluar numrin që do të mbajë në fanellën e sezonit të ardhshëm dhe se nuk do të jetë ai numri klasik që përdorin zakonisht sulmuesit/SS/.