Lajme

Abbott viziton ukrainasit që po trajnohen në Kosovë

06/11/2022 18:00
nga:Astrit Gashi

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka vizituar ekipin e trajnimit për deminim ku disa ukrainas janë duke u ushtruar.

Ai tha se ishte frymëzuese kjo vizitë, derisa tha se aftësimi i tyre në Kosovë do të jetë i dobishëm kur të kthehen në Ukrainë.

“Ishte frymëzuese të vizitoja ekipin e trajnimit MAT të deminimit dhe pjesëmarrësit ukrainas, të mbështetur nga shoqata bamirëse britanike Friends of Ukraine EOD. Burrat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë kurs do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në atdheun e tyre”, shkroi Abott.