Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se brenda 24 orëve janë shënuar 10 raste të reja me Covid-19, raporton GazetaBlic.
Sipas këtyre të dhënave nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa, sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240.
Në total numri i rasteve aktive është 46.



