Lajme

Kryetari i Mariupolit: Rusia shkatërroi 1300 ndërtesa pa mbledhur dhe larguar kufomat nën rrënoja

06/11/2022 00:56
nga:Astrit Gashi

Forcat ruse që pushtuan qytetin e rrënuar ukrainas të Mariupolit kanë shkatërruar 1 mijë e 300 ndërtesa shumëkatëshe pa hequr me kujdes qindra trupa të vdekur që ndodheshin nën rrënoja.

Kjo është bërë e ditur nga kryebashkiaku ukrainas i Mariupolit, Vadym Boychenko.

Ai tha se kur rusët panë numrin aktual të trupave të gjetur nën rrënoja, i larguan menjëherë banorët vendas nga zona, raporton CNN.

“Numri i vërtetë i trupave nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara është i frikshëm. Pothuajse 50 deri në 100 njerëz u vranë nën pothuajse çdo shtëpi të shkatërruar dhe 1 mijë e 300 ndërtesa të larta u shkatërruan në Mariupol”, tha Boychenko.

Tutje, Boychenko tha se trupat e banorëve të Mariupolit të vrarë janë dërguar në deponi së bashku me rrënojat e betonit.