Lajme

Osmani: Kosova e bekuar me mbështetjen e kancelarit Scholz

06/11/2022 00:06
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Selanik të Greqisë ku po mbahet Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka marrë pjesë në darkën e përbashkët me liderët e shteteve të Evropës Juglindore.

Në darkën e përbashkët mori pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili është ulur në tavolinë pranë presidentes Osmani.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndjehet e kënaqur që ka takuar kancelarin gjerman, të cilin e ka falënderuar për angazhimin personal ndaj rajonit të Ballkanit.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë.

Jam e kënaqur që e takova në Selanik në Samitin SEECP ku e falënderova kancelarin për angazhimin e tij personal ndaj rajonit tonë”, ka shkruar Osmani.