Sporti

Ish-kapiteni flet për banerin që ia shfaqën “Dardanët”: “Mesazhi ishte fantastik, më erdhi mirë”

06/10/2022 22:03
nga:E K

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi një fitore të madhe ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin 3-2 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë.

Para fillimit të ndeshjes, tifo-grupi ‘Dardanët’ shpalosën një baner me një kuptim të madh për lojtarët që nuk zgjedhin Kosovën, e në të ishte fotoja e Anel Rashkaj, i cili ishte kapiten te ekipi ‘Dardan’, shkruan TËVË1

Në një intervistë për emisionin SPRINT, Rashkaj pati një bashkëbisedim me gazetarin, Granit Tërstena në lidhje me këtë koreografi.

EMISIONI I PLOTË: https://youtu.be/aoW-Nq_WVZs

”U ndjeva shumë mirë. Nuk e kam pritur isha duke e shikuar ndeshjen në hotel dhe kur e pashë atë më erdhi shumë mirë. E pashë që mesazhi ishte shumë i rëndësishëm”, u shpreh Rashkaj

Mesazhi i tifozëve ishte: “Kosova është nder, e vlerë, jo karrierë.”