Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa foto nga darka e punës e zhvilluar në Greqi, në kuadër të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, raporton Gazeta Blic.
Në pamjet e publikuara shihet presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ulur pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz, ndërsa në anën tjetër kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe përballë tavolinës janë ulur presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai malazez Milo Gjukanoviq.
“Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e Kryetarëve të Shteteve të Evropës Juglindore”, ka shkruar Rama.