Lajme

Kurti i shkon në QKUK për vizitë ministrit Latifi

06/10/2022 21:15
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë në hapësirat e QKUK-së, ku vizitoi ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas një operimi që ky i fundit bëri nga “zorra qorre”.

Latifi u pranua mbrëmë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale ku edhe u operua nga “zorra qorre”.

Pas intervenimit ministri për trajtim të mëtejmë u dërgua në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv, i cili u vendos në një dhomë me një pacientë -fëmijë.