Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, raporton GazetaBlic.
Ai tha se se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme dhe se vendi ka nevojë për të deri sa të bëhet edhe vet pjesë.
“Konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Dëshirojmë të bëhemi anëtarë në Partneritetin për Paqe. Kemi nevojë për NATO në Kosovë deri atëherë kur të bëhet Kosova në NATO. Nuk bën të krijohet kurrfarë vakumi i paqes dhe sigurisë”, ka thënë Kurti gjatë një konference për medie.
Momenti i sikletshëm gjatë konferencës Scholz-Kurti (video)


