Lajme

RENEA ‘zbret’ në Elbasan/ Kontrolle për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga rrëfimi i Nuredin Dumanit

06/09/2022 18:42
nga:G B

Forcat RENEA kanë zbarkuar këtë të enjte në  qytetin Elbasanit me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”.

Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se kontrolle po kryhen në disa banesa dhe biznese private. Deri në këto momente janë shoqëruar në komisariat 10 persona.

Kontrolle po zhvillohen dhe në qytetin e Peqinit ndërkohë që operacioni është ende në vijim.