Gjenerali, Kudusi Lame, ka botuar librin “UÇK kundër shpifjeve”, ku filtet për shpifjet që po bëhen në drejtim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në t7 tha se ky libër është prodhim i një pune 10-vjeçare, ku edhe foli rreth Gjykatës Speciale në Hagë.
Lame tha që kjo gjykatë është ‘kryqëzata antishqiptare’, që ka për qëllim të hedhë baltë mbi luftën e shqiptarëve dhe t’i pastrojë masakrat serbe.
“Libri është një punë intensive 10-vjeçare, qysh prej kohës që është botuar raporti i Dick Martyt, ose që nga botimi i librit ‘Engjujt e zi’, unë jam ballafaquar që nga 2004 me këtë praktike antishqiptare që u kurorëzua me kryqzatën antishqiptare të Gjykatës së Hagës, që ka marrë përsipër të hedhë baltë mbi luftën e shqiptarëve për të pastruar masakrat serbe, luftën masakruese serbe, gjenocidin serb në Kosovë. Për të bërë një balancim të elementit kriminal mes shqiptarëve dhe serbëve. Sikur nuk mjafton angazhimi politik, ideologjik, kulturor, arsimor, fetar, serb kundër shqiptarëve, tani duhet patjetër të jetë edhe një mbështetje evropiane kundër shqiptarëve për ta plotësuar krejt atë çka është në interes të antishqiptarëve në rrjedhën historike të përhershme”, tha Lame në t7.


