Sporti

Kosova llogaritet favorite ndaj Irlandës së Veriut

06/09/2022 17:14
nga:Mergim Rreci

Kosova luan sot ndeshjen e rradhës të Ligës së Kombeve.

Dardanët” ndeshjen e tretë të UEFA Nations League të Ligës C do ta luajnë përballë, Irlandës së Veriut në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollistët e udhëhequr nga trajneri francez, Alain Giresse po konsiderohen favorit përballë atyre të Irlandës së Veriut.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për këtë përballje.

Fitorja e Kosovës është llogaritur me kuotën 2.15, barazimi 3.10, kurse për triumfin e irlandezoveriorëve kuota është 3.60.