Sporti

“Plisat” udhëtojnë nesër për në Shqipëri, organizim i madh për ndeshjen ndaj Izraelit

06/09/2022 16:45
nga:Mergim Rreci

Shqipëria dhe Izraeli do të përballen nesër në Ligën e Kombeve. 

Ky takim zhvillohet në ora 20:45 dhe tashmë duket se do të ketë mobilizim të madh të tifozëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Përkrahje të madhe pritet të ketë edhe nga tifo-grupi “Plisat”, të cilët kanë planiifikuar të udhëtojnë në mënyrë masive në drejtim të Shqipërisë.

Raportohet se ka interesim të madh për këtë udhëtim, me tifozët që në vazhdimësi e kanë përkrahur kombëtaren ‘Kuq e zi’.