Takimi i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës i mbajtur pak orë më herët e ku iu drejtuan Qeverisë më disa kërkesa, ka kaluar me tensione, raporton Gazeta Blic.
Gjatë takimit, ka mësuar Gazeta Blic, ka pasur edhe debate tensione e akuza të rënda ndaj tri kompanive të mëdha në vend që merren me importimin dhe shitjen e derivateve, se janë pikërisht ato që po e prishin tregun duke luajtur me çmimet e derivateve.
“Për një moment, një pronar kompanie nga Suhareka ka akuzuara rëndë tri kompani të mëdha të derivateve se po luajnë më çmime të derivateve, qysh po ua do qejfi’, ka thënë një burim i gazetës që ishte pjesë e këtij takimi.
Takimi i naftëtarëve ka zgjatur disa orë e ku në fund i janë drejtuar qeverisë së Kosovës me një letër, e ku kërkojnë që ministria e Tregtisë të mos ndërhyjë sipas paralajmërimeve me arsyetimin se kompanitë që merren me këtë biznes do të falimentojnë.
Ultimatum i kanë dhënë ekzekutivit për këtë çështje.
Por i kontaktuar nga redaksia, kryetari i shoqatës së naftëtarëve Fadil Berjani, ka thënë se nuk beson se do të vije puna deri te protestat ose edhe vendimet më ekstreme nga ana e tyre.
Shpresat i ka te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk do të vie puna deri te protesta sepse shpresoj dhe besoj që kryeministri Albin Kurti do t`i marrë parasysh kërkesat tona se ai vendim është i dëmshëm dhe falimenton shumë pika karburanti’, ka thënë Berjani për Gazeta Blic.
Naftëtarët ultimatum qeverisë: Plotësim të kërkesave, ose mbyllim të gjitha pikat e derivateve


