Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Irlandës së Veriut kërkojnë pikë të plota duke luajtur me njëra tjetrën sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të UEFA Nations League.
Mbrëmë gazetari i sportit, Granit Tërstena në ora 21:30 minuta, i ka takuar tre futbollistë të Kombëtares së Irlandës në një market midis Prishtinë, shkruan LIG Sport
Tërstena tregon se tre futbollistët me modesti ishin dalë në market, përkundër që luajnë në disa skuadra të mëdha në Angli.
Madje një foto, ai e ka bërë me ish-lojtarin e Akademisë së Manchester United, tani lojtar i Stoke Cityt, Jordan Thompson.
Ky djali është futbollist i Stoke Cityt (Jordan Thompson), nesër luan kundër Kosovës me Irlandën e Veriut. Ora 21:30 ishte në market në mes të Prishtinës me dy bashkëlojtarë. Modesti miq! ?? @x88_j #KOSNIR pic.twitter.com/N6q1KowmeY
— Granit Tërstena (@terstenagranit) June 8, 2022


