Sporti

Rudiger: Jam shumë krenar që jam një lojtar i Real Madrid tashmë

06/09/2022 11:08
nga:E K

Antonio Rudiger aktualisht është në detyrë me kombëtaren gjermane, por mbrojtësi nuk mund të mos e ëndërrojë debutimin e tij me Real Madridin.

Nënshkrimi i parë i klubit në sezonin 2022/23, lëvizja është më e madhja në karrierën e Rudiger. Përpara prezantimit të tij, i cili është planifikuar për në 20 qershor, gjermani u ul me “MARCA” për të diskutuar se sa i etur është ai për të filluar aventurën e tij të re në Spanjë.

Nuk ka kaluar as një javë që kur Real Madrid zyrtarizoi nënshkrimin tuaj. Si po ndihesh?

“Jam shumë krenar dhe ende nuk e kuptoj se çfarë do të thotë e gjithë kjo, sepse nuk kam qenë ende në Madrid. Unë do të shkoj me gjithë familjen time sapo të mbaroj me kombëtaren gjermane dhe më pas mendoj se më në fund do të kuptoj se çfarë do të thotë nënshkrimi për Real Madridin.”

A e keni të qartë se ky është hapi më i madh në karrierën tuaj?

“Mendoj se në futboll, si në jetë, gjithçka është një kapitull dhe ky është një kapitull i ri për mua. Natyrisht, ky kapitull i ri është një kapitull i madh sepse është një hap i madh për mua. Është ndoshta më i madhi i gjithë karrierës sime.”