Sporti

Holanda me bilanc 100% pas dy ndeshjeve, Belgjika dhe Polonia pas saj

06/08/2022 23:19
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve.

Belgjika ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj Polonisë, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 6 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Lewandowski shënoi fillimisht për epërsinë e polakëve, por që belgët më pas e rikthyen rezultatin totalisht në pronësi të tyre.

Holanda triumfoi ndaj Uellsit, me ndeshjen që ishte shumë dramatike. “Tulipanët” e kishin avantazhin deri në minutat shtesë, por që në fund të takimet u barazuan shifrat në 1 me 1. Megjithatë, një gol në minutën e 94-të i dha fitoren kombëtares portokalli.

Kjo është tabela pas ndeshjeve të raundit të dytë në këtë grup.

/GazetaBlic Sport/