Lajme

Kusari-Lila: A e ka pyetur dikush Vuçiqin çka ndodhi me fluturimin e Lavrovit?

06/08/2022 22:08
nga:G B

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha që në samitin e “Ballkanit të Hapur”, askush prej liderëve pjesëmarrës nuk e ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se çka ndodhi me fluturimin e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Kusari-Lila në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova, tha që Kosova nuk mori pjesë në këtë samit pasi “Ballkani i Hapur” është parë si një mekanizëm të cilin Serbia e shfrytëzon për ndikime që janë të dëmshme edhe për Ballkanin.

“Kosova nuk ka frikë, por është një vlerësim që ka ardhë nga përvoja shumëvjeçare e pjesëmarrjes në të njëjtat nisma, ku nuk ka pasë suksese, për shkak të prezencës së Serbisë”.

“Kosova ka raporte shumë të mira me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që natyrisht kanë raporte të mira me Kosovën. Kosova nuk merr pjesë për arsye se ajo është parë si një mekanizëm në të cilin Serbia e shfrytëzon platformën e saj për ndikime që po shihen dhe janë vlerësuar si tepër të dëmshme edhe për Ballkanin”.

“Në ditën e djeshme dhe sot i kemi pasë liderët në takim me Ballkanin Perëndimor dhe pyetja ime është a e ka pyetur dikush Vuçiqin se çka ndodhi me fluturimin e Lavrovit?”, tha ajo.