Koloneli në pension, Afrim Veseli ka komentuar sulmet kriminale ndaj bankave dhe rrezikimin e shumë vendeve të punës.
Veseli thotë se një sulm i tillë është shumë shqetësues dhe prek drejtpërdrejt Industrinë e Sigurimeve.
“Ka një kohë që vendin tonë shihet një rritje e kriminalitetit, me theks grabitja e institucioneve bankare që operojnë në vendin tonë dhe që është mjaftë shqetësuese për sigurin e afarizmit të tyre, por që prek shumë dhe drejtëpërdrejtë edhe Industrin e Sigurimeve, me numër të madh të të punësuarëve në këto Kompani”
“Ato ndodhin periodikishtë dhe shihet që këto grabitje ndodhin edhe gjatë ditës. Policia e Kosovë sigurishtë që është një prej policive më të mira në rajon, e edhe organet tjera të zbatimit të Ligjit, por duket që betejat e tyre për sigurin e bankave ende si kanë rezultat e dëshiruara. Edhepse padyshim që ata janë duke punuar në atë drejtim”, shkruan Veseli.
Veseli thotë se nëse një aktivitet i tillë kriminal vazhdon të rritet edhe më shumë, atëherë rrezikohet edhe vendi i punës tek qytetarët, sepse nuk ka asnjë kompani që mundet të përballoj humbje të mëdha financiare.
“Këto aktivitete kriminale nëse vazhdojnë të rriten, do të rrezikojnë shumë vende të punës, në Kompanit që janë përgjegjëse për sigurin fizike të tyre por edhe transportit të mjeteve finansiare sipas nevojave të bankave tona. Arsyea shumë e thjeshtë, ska asnjë bank apo kompani që mund të përballon humbje të tilla finansiare, gjë që automatikishtë mund të bjenë afarizmi I tyre”
“Andaj, është aq imediate që organet tona të siguris të rrisin aktivitetet e tyre parandaluese dhe hetuese, sepse me veprimet e tyre, ata do shpëtojnë shumë vende të punës dhe padyshim një operim të sigurtë të bankave tona”
Veseli beson fuqishëm se bashkëpunimi mes organeve kompetente do të lirojë kompanitë nga këto krime.
“Prandaj, besojë që edhe bashkëpunimi mes organeve tona të zbatimit të ligjit dhe operatorëve ekonomik banka dhe kompani sigurime do të jetë në nivelin e kënaqshëm që kjo betejë të fitohet”, përfundon shkrimi i Veselit.
/GazetaBlic/