Ministri Xhelal Sveçla ka folur për sulmet ndaj policisë në veri, raporton Gazeta Blic.
“Ai ka thënë se të gjithë mekanizmat janë të angazhuar për të zbardhur sulmet ndaj policisë, të cilat kanë qenë edhe sulme terroriste, ku përmes atyre sulmeve është tentuar të krijohet panik te qytetarët e Kosovës. Kanë dashur që të vazhdojnë kontrabandën në veri. Këto sulme kanë dështuar por jam i sigurt se zyrtarët e policisë do të dalin me rezultate dhe do të ketë të arrestuar për këto sulme. Ato kanë ndodhur me kallashnikov, me bomba dore edhe me eksploziv, të natyrave më të ligëta, që kryesisht përdoren për të shkaktuar panik dhe jo lëndime serioze apo vrasje”, tha ai.
Ai shtoi se kjo ka ardhur pas mbylljes së rrugëve ilegale, ku në veri të gjitha rrugët ilegale për kontrabandë janë mbyllur. Në ato pjesë ministri shtoi se ka policë që bëjnë roje 24 orë, derisa shtoi se gjasat për kontrabandë në veri janë minimizuar. Këto janë lidhur me sulmet, por nuk janë e vetmja arsye pasi sulme të tjera ka pasur edhe më herët nga grupe kriminale./Gazeta Blic/


