Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për orën Rolex që e mori dhuratë nga Katari, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se është takuar me kryeministrin e Katarit, i cili është njëkohësisht edhe ministër i punëve të brendshme, nga i cili ka marrë si dhuratë orën.
Sveçla në emisionin Sonte me Rronin në KTV ka thënë se ora ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ministri ka thënë se e ka deklaruar në doganë orën, ku ka marrë një vërtetim për të vazhduar më pas me procedurat tjera./Gazeta Blic/


