Sporti

Manchester United nuk i ndahet Frenkie de Jong, Erik ten Hag kërkon transferimin e tij

06/08/2022 19:26
nga:Mergim Rreci

Manchester United beson se një ofertë prej 50 milionë £ (62 milionë dollarë) do të jetë e mjaftueshme për të bindur Barcelonën të shesë Frenkie de Jong, sipas The Sun.

Djajtë e Kuq janë në treg për një zëvendësues të Paul Pogba dhe e kanë bërë mesfushorin holandez një objektiv kryesor, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërsa De Jong ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, Barca është e gatshme të shesë për çmimin e duhur për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare.