Deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi Musliu, ka thënë se është thelluar afera e keqpërdorimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se në përfitimin e mbi 1 milion eurove, ka gisht edhe zv. ministrja Liza Gashi, pasi që në memorandimin e bashkëpunimit është përfshirë edhe organizata “GERMIN”, ku drejtuese e saj është vetë Liza Gashi.
Postimi i tij i plotë:
Thellohet afera e keqpërdorimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në përfitimin e 1 milion e 40 mijë eurove që iu dhanë kundërligjshëm një organizate joqeveritare me miratimin e ministrave Fikrim Damka e Donika Gërvalla-Schëarz, po del se ka gisht edhe zv. ministrja Liza Gashi, pasi që në memorandimin e bashkëpunimit është përfshirë edhe organizata “GERMIN.”
Liza përveç që ka qenë drejtuese e organizatës “GERMIN”, deri në ditën kur u emërua zëvendësministre, është zotuar se do ta mbështes këtë organizatë bashkë me “shërbyesit” e saj nga Ministria e Diasporës. E këta ‘shërbyes’ të zellshëm vazhdojnë të shpërblehen me pozita drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, krejt në KUNDËRSHTIM me ligjet në fuqi.
Projekti ka filluar të zbatohet e si pasojë e keqpërdorimit nuk do të amnistohet nga organet e drejtësisë as Liza as ‘shërbyesit’ e saj!
Liza, ministria nuk është botë e çudirave


