Sporti

Vedat Muriqi në dyshim për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, trajneri Giresse jep informacionet e fundit

06/08/2022 17:48
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Irlandën e Veriut.

Ndër të tjera, trajneri francez foli edhe për gjendjen e Vedat Muriqit, shkruan GazetaBlic Sport.

Giresse u përgjigj se lojtari është ende në dyshim dhe se do ta ketë një test para ndeshjes për të vendosur për të.

“Pa dyshim, mungesat e lojtarëve do të sjellin ndryshime domosdo. Sa i përket Muriqit, do ta shikojmë situatën e tij sot. Shpresojmë se do të jetë gati për sfidën e nesërme”, tha ndër të tjera ai.