Showtime

‘Nora Istrefi më nxori me humbje’, këngëtarja i reagon publikisht menaxherit të VIP-ave

06/08/2022 17:33
nga:G B

 Ditën e djeshme menaxheri i VIP-ave, Alesio Alia ishte i ftuar në “Shqipëria Live” tha se Nora Istrefi e ka nxjerrë me humbje. Ai u shpreh se koncertet e saj në Australi nuk kishin rezultuar të suksesshme, të paktën përsa i përket fitimeve.

“Nora s’ka hite, unë i bëra një favor tur menaxherit të saj, Enis Fetahut. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e pavarsësisë së Kosovës, për ti bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”, tha Alesio.

Nora i është përgjigjur menjëherë deklaratës së tij me anë të një postimi në Instastory. Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha duke shkruar: Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke e marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxorri në shitje biletat. Por në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në Shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besonin në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ja kenë marrë inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen janë të kota dhe të pabaza.
'Nora Istrefi më nxorri me humbje', këngëtarja i