Kosova do të përballet nesër me Irlandën e Veriut.
Trajneri i “Dardanëve”, Alain Giresse, ka folur në konferencën para ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri u shpreh se nuk ka vend për presion, pasi skuadra është duke punuar që të sigurojë një rezultat të mirë për ndeshjen e nesërme.
“Nuk jam në presion, Nuk e di si e shihni ju këtë pjesë, por ajo që dua të them është se jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme që të marrim rezultat pozitiv”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


