Sporti

Zyrtare: Florent Hasani i bashkohet skuadrës së madhe shqiptare

06/08/2022 17:19
nga:Mergim Rreci

Klubi i Tiranës ka konfirmuar dhe afrimin e dytë në këtë merkato vere, e cila ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani.

Sulmuesi sapo mbylli aventurën e tij në Hungari me Girmot, i cili u largua pas vetëm një sezoni të luajtur, ku shënoi dhe tre gola.

Lajmin e bëri me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale me anë të një video.

Hasani bëhet i transferuari i dytë për kampionët e Shqipërisë, pas Albano Aleksit, i cili u largua nga Teuta këtë sezon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)