Lajme

Arrestohet ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, iu vërsul policisë pasi u dënua për kundërvajtje

06/08/2022 17:16
nga:Astrit Gashi

Pasi pengoi policët në kryerjen e detyrës zyrtare, është arrestuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha.

Duket se i gjithë sherri ka filluar ka filluar si pasojë e shqiptimit të një gjobë për shkak të parkimit ilegal.

Sipas zyrtarëve të prokurorisë, Berisha dyshohet se ka sulmuar një zyrtar të policisë, të cilin ka temtuar ta godasë, pasi ai e dënoi për parkim në vend të gabuar.

Duket se policia ka përdorur edhe sprej, për të evituar nga veprimet e dhunshme.

Berisha do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar”.