Lajme

Zogaj: Nga ambiciet për krijim të “aleancës ballkanike” kundër Serbisë, Qeveria Kurti tani ka përfunduar edhe më e izoluar dhe krejtësisht përjashtuar

06/08/2022 17:00
nga:Astrit Gashi

Opinionisti Petrit Zogaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Presidenten Vjosa Osmani, duke theksuar se “nga ambiciet për demokratizim të rajonit dhe krijim të “aleancës ballkanike” kundër Serbisë, kanë perfunduar edhe më të izoluar dhe krejtësisht të përjashtuar.

“Ne cilësinë e kryeministrit, Albin Kurti ka bërë fushatë në Shqipëri kundër Edi Rames dhe Partisë Socialiste vitin e kaluar. Ne cilësinë e liderit te opozitës, Albin Kurti është perfshirë në fushatën zgjedhore persidenciale në Maqedoninë e Veriut, duke qenë hapur kundër njërit krah politik shqiptar atje”, shkroi Zogaj.

Ai mëtutje shtoi se Albin Kurti dhe LVV “kanë ndërtuar një relacion thuajse armiqësor me Malin e Zi për demarkacionin, sa qe një ditë me diell patën shkuar në kufi afër atje dhe e patën vendos flamurin shqiptar, duke e “përcaktuar” kështu kufirin Kosovë-Mali i Zi.

“Politika është edhe personale. Vitin e kaluar, e gjithë retorika e LV dhe besa edhe e Osmanit ka qënë që duhet ta demokratizojmë rajonin. Duke aluduar kështu që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe pas demokratizimit të Kosovës, na ka mbetë edhe në rajon me u shtri. Faktori shqiptar në rajon ka qenë i sulmuar nga Kurti dhe LVV në forma te ndryshme. Nga ambiciet për demokratizim të rajonit dhe krijim te “aleancës ballkanike” kundër Serbisë, kanë përfundu edhe më të izoluar dhe krejtësisht të përjashtuar. Ky eshte gjenialitet i madh politik”, shkroi Zogaj.