Lajme

Dreshaj-Latifit: Ministër kur don me ja nis punës?

06/08/2022 16:00
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka pyetur ministrin e shëndetësisë se kur do t’ia nisë punës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se i ka dhënë disa konstatime në Komisionin për Shëndetësi, ku ka kritikuar ministrin Latifi, i cili thotë se nuk ka bërë asnjë zhvillim pozitiv për shtatë muaj që ka marrë detyrën.

Dreshaj ka shtuar se ministri duhet ta dijë që çdo ditë, mjekët dhe stafi shëndetësorë po e lëshojnë Kosovën. Ekziston rreziku.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në komisionin për Shëndetësi gjatë raportimit të ministrit të këtij dikasteri, i dhashë disa konstatime.

Shtatë muaj që nga marrja e detyrës si ministër, as në shërbimin terciar dhe sekondar nuk ka asnjë zhvillim më të voglin pozitiv. Sot, pacientët bredhin prej zyrës në zyre, pa asnjë përkujdesje dhe përgjegjësi institucionale ndërsa mjekët dhe stafi shëndetësor punojnë me paga shumë të ulëta.

Kërkova nga ministri që të jetë më agresiv rreth Ligjit të Pagave, pasi që deri tani nuk kemi dëgjuar asnjëherë të flasë për këtë ligj.

Ministri duhet ta dijë që çdo ditë, mjekët dhe stafi shëndetësorë po e lëshojnë Kosovën. Ekziston rreziku real që vendi ynë në të ardhmen e afërt të mbes pa staf të mjaftueshëm shëndetësor.

Lista esenciale e paraqitur sot në dokumentin që e ofroi ministri është e pa saktë. Letra duron gjithçka por e vërteta është që sot klinicistët, QKUK-ja ku punoj unë nuk i ka medikamentet e nevojshme. Kjo është e verifikueshme fare lehtë.

Ndërsa, lista e pritjes për intervenime kirurgjikale është e gjatë dhe nuk ka veprime konkret.

Ministrit i thashë: dështim në edukim, dështimin në menaxhim, dështim në sistem të pagesave dhe sigurimet shëndetësore dhe miqësisht e pyeta:

Ministër kur don me ja nis punës?