Sporti

Zyrtare: Hamdi Namani nënshkruan edhe dy vite me Dritën

06/08/2022 14:49
nga:Lorik J

Mesfushori Hamdi Namani i ka qëndruar besnik edhe për dy vite ekipit të Dritës.

Namani ka vazhduar kontratën me klubin gjilanas edhe për dy vite tjera, shkruan GazetaBlic Sport.

Në tri vitet e fundit me “Intelektualët”, Namani ka shënuar 18 gola.

Ja njoftimi i Dritës pa ndërhyrje:

“Lumi vazhdon edhe për dy vite me DRITËN
Klubi ynë FC DRITA dhe Hamdi Namani-Lumi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.
Namani është pjesë e klubit tonë tani e tri vite, ku deri më tani ka zhvilluar 103 ndeshje zyrtare në tri kompeticione dhe ka shënuar 18 gola.
FC DRITA i dëshiron suksese Namanit në rrugëtimin tonë”, shkruan FC Drita.

/GazetaBlic Sport