Gareth Bale mund të veshë fanellën e Getafes sezonin e ardhshëm.
Këtë e zbuloi mëngjesin e sotëm, gjatë prezantimit të fanellave të reja, presidenti i klubit spanjoll Angel Torres:
“Këtë mëngjes më parë më kanë ofruar Gareth Bale, duhet të mendoj për këtë dhe të flas me trajnerin, nuk e di nëse do të vijë”, tha Torres.
Për Bale, Gatafe do të ishte një mundësi për të vazhduar jetën e tij në Madrid dhe për t’u përgatitur më mirë për Botërorin e ardhshëm në Katar, ndërkohë që do të vazhdonte të luante në La Liga.
/GazetaBlic Sport


