Lajme

Kriza ekonomike në vend/ AAK kërkon heqjen e akcizës së naftës dhe tatimit mbi produktet bazike

06/08/2022 12:19
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti gjatë kësaj kohe kur kriza ekonomike ka kapluar vendin, teksa i ka quajtur të heshtur dhe të padukshëm, raporton GazetaBlic.

“Ministrat e digastereve ekonomik janë të padukshëm, janë të heshtur. Për secilën iniciativ e opozitës nuk ekziston as minimumi për gjetjen e alternativave të përbashkëta pra, ata thjesht janë në logjikën e të kaluarës”, tha Lekaj në një konferencë për medie.

Sipas Lekajt, në mënyrë që të ruhet vullneti për ekonomi duhet të merren disa masa urgjente ku përfshihet përkrahja përmes politikave fiskale.

“Për të ruajtur vullnetin për ekonomi na duhen masa urgjente ku duhet të përfshihen së paku dy segmente. Përkrahja përmes politikave fiskale dhe tatmiore, e dytja në përkrahje çoft direkte apo inderekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik”.

Lekaj në emër të AAK-së ka propozuar heqjen e akcizës së naftës dhe tatimit mbi produktet bazike

“Tek përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore, propozojmë heqjen për një periudhë tre mujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare, përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik, masa emergjente të rishikimit të çmimeve të kuotuara në projektet e investimeve publike”, tha Lekaj./GazetaBlic/