Përfaqësuesi Special i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar përmes një video lidhje nga Sarajeva ka thënë se ShBA-ja e mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur” e cila duhet të mbetet nismë ekonomike e jo më tej.
“SHBA-ja e përkrahtë nismën e Ballkanit Perëndimorë, kjo iniciativë është vetë një nga iniciativat ekonomike, besojmë që kjo ka një sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë E afron rajonin, promovon paqen e stabilitetin. Besojmë se kjo nëse ka sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë për integrim ekonomik, duhet të përfshijë të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë”, tha Escobar.
Escobar ka thënë se SHBA-ja e sheh Ballkanin Perëndimor nga prizma e shekullit të 21-të e jo nga problemet e shekullit të 20-të. Ai ka vlerësuar se mundësitë janë shumë të mëdha në Ballkan Perëndimor. Escobar ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor ka rritje të madhe ekonomike, ndërsa ka potencial të jetë qendër e energjisë ripërtëritëse, qendër e gazit natyror, e të ndihmojë Evropën të lirohet nga varshmëria nga gazi rus.
“Ne do të bëjmë çdo gjë që të stabilizojmë rajonin. SHBA nuk ë shohin Ballkanin Perëndimor nga prizmi i shekullit 20 që kanë ndodhur në këtë fundshekull por nga prizmi i shekullit 21″ tha tutje ai.
Eskobar kërkoi nga iniciatorët e “Ballkanit të Hapur”, që përmes kësaj nisme të mos rrezikohen nismat e tjera rajonale për çështje ekonomike dhe u kërkoi iniciatorëve të jenë më konkret se çka duan të arrijnë me këtë nismë dhe cilat do të jenë përfitimet.
“Kjo është një iniciativë e shkëlqyeshme, shpresoj që do të jetë më e qartë se si të funksionoj në të ardhmen dhe kam disa propozime. Të kërkoni mënyra se si të bashkëpunoni me iniciativat tjera të cilat tashmë ekzistojnë, që të mos rrezikohen punët por të ketë bashkëpunim. Të ketë bashkëpunim institucional, krijimi i kushteve për investitorë më e rëndësishme. Më në fund ju mbështet që kjo iniciativë të jetë ekonomike, nuk është projekt politik, ”, ka thënë ai.