Gennaro Gattuso ka dhënë një intervistë të gjatë për Corriere della Sera ku ai zbuloi disa histori mbi përvojën e tij në Milan si trajner.
“Unë jam shumë mirënjohës për këtë klub. Nëse jam ai që jam, i detyrohem atij klubi dhe atyre ngjyrave që i kam dashur gjithmonë”, tha Gattuso për ekipin e Milanit.
“Nuk doja të bëhesha barrë, doja të largohesha në majë të gishtave”, tregoi ai historinë e largimit.
“Milani më transformoi jetën”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Gattuso mund të marrë drejtimin e Valencias, pasi është në kontakte me klubin.
/GazetaBlic Sport


