Showtime

Zbardhet dëshmia e parë e Noizy-t pas shpërthimit me tritol, çfarë iu tha policëve

06/08/2022 08:55
nga:Genita C

Zbardhet dëshmia e parë e reprtit Noizy dhënë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me trotil në lokalin e tij në Durrës.

Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cvellio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit, raporton News24.