Sporti

Fansat e tronditur nga pamja e Iniestës: A jeni 100 vjeçar?

06/08/2022 08:24
nga:Lorik J

Andres Iniesta, legjenda e Barcelonës dhe e kombëtares spanjolle, ka katër sezone që luan në Lindjen e Largët në ekipin japonez, Vissel Kobe.

Iniesta fitoi kupën dhe superkupën me ekipin japonez dhe shtoi titujt e fituar në karrierë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, fotografia që ai postoi në rrjetet e tij sociale u bë hit jo për shkak të aftësisë së tij, por për shkak të pamjes së tij. Ai ka publikuar një foto në të cilën duket shumë më i vjetër se mosha e tij aktuale.

Ai ka më pak flokë dhe ka tipare shumë më të dukshme të moshës në fytyrën e tij.

Një pamje e tillë tronditi fansat e tij. Njëri shkroi: “A je 100 vjeçar?” Ndërsa tjetri pretendonte se do të dukej më i ri nëse nuk do të ishte një futbollist profesionist.

/GazetaBlic Sport