Sporti

Bastoni: Jam mirë tek Inter, kam akoma dy vite kontratë

06/08/2022 08:05
nga:Lorik J

Italia fitoi dje me rezultatin 2-1 ndaj Hungarisë, një ndeshje e vlefshme për grupet e Nations League.

Pas përfundimit të ndeshjes, Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Interit dhe Italisë foli për mikrofonat e “RAI”.

“Kam një kontratë 2-vjeçare me Interin dhe jam shumë i lumtur e i qetë. Tani kam kombëtaren , më pas pushimet dhe në fund rikthehem me Interin”, komentoi Bastoni.