Lajme

15 vjeçari ukrainas që shkatërroi autokolonën ruse me dron

06/07/2022 22:56
nga:G B

Andrii Pokrasa, është shndërruar në një hero.

15 vjeçari nga Ukraina me dronin e tij i kishte ndihmuar ushtrisë të shkatërronte një autokolonë ruse, kur po marshonin drejt Kievit në ditët e para të agresionit.

Ai ia dha koordinatat babait të tij, i cili ia përcolli më pas ushtrisë ukrainase.

Disa minuta pas kësaj artileria ukrainase zbarkoi në autostradën pranë Berezivka dhe shkatërroi autokolonën afërsisht 30 kilometra nga kryeqyteti i Kievit.

Por, kjo nuk ishte e gjitha.

Ushtria e Ukrainës ia dha atij një dron tjetër më të avancuar, duke e ndihmuar edhe më tej ushtrinë ukrainase.

Yurii Kasjanov, njëri nga komandantët e ushtrisë tha se 15 vjeçari ishte i vetmi në atë zonë që dinte të përdorte dronin.