Një fotografi e ish-ushtarit të UÇK-së, Hysni Gucati është publikuar në rrjetin social në Facebook ku shihet me paterica për shkak të pamundësisë së ecjes nga plagosja që pati në këmbë gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Kjo foto u publikua nga djali i tij, Musli Gucati, ku krahas fotografisë shkroi “Foto e realizuar pas përfundimit të luftës, Hysi dhe Gjyshi me bashkëluftëtare dhe miq nga Kosova dhe Shqipëria”.
Musli Gucati, ditë më parë, ka thënë në Frontal të T7 se Gjykata Speciale, vitin e kaluar ia kanë anuluar operimin në këmbë ish-kreut të veteranëve edhe pse kishin deklaruar se do ta futnin në operacion.


