Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se Kosova do të duhej të ishte pjesë e Ballkanit të Hapur, derisa ka publikuar fotografinë e liderëve në takimin e mbajtur sot në kuadër të kësaj iniciative, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës do të ishte në këtë takim, do të mund ta formulonte deklaratën finale të takimit, do ta kishte fjalën e saj në agjendën e kësaj iniciative.
Por, sipas tij, vizioni i qeverisë është tjetër, për bashkëpunim me shtete të paqësorit apo të Karaibeve.
Postimi i tij i plotë:
Ne kete foto jane pese shtetet e rajonit, perjashto Kosoven. Tash, batutat e Vuciqit me lideret e rajonit munden me qene edhe te nivelit qe “edhe Kosova eshte pjese e Ballkanit te Hapur duke qene pjese e Kushtetutes se Serbisë.” Nese Kosova do te ishte ne kete takim, gjasat jane qe flamujt mbrapa nuk do te ishin, ama Kosova do te perfaqesohej me kryeministrin e saj, do te mbrohej interesi i saj, do te ndikonte qe te formulonte deklaraten finale te takimit, me nje fjale do ta kishte fjalen e saj ne agjenden e kesaj iniciative. Ama jo, duket qe vizioni i kesaj qeverie eshte tjeter, per ndonje bashkepunim me shtetet e paqesorit apo me ato te karaibeve.


