Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që Kosova përkundër mosnjohjes nga Serbia, ështe duke bërë progres.
“Përkundër mosnjohjes nga Serbia ne jemi duke bërë progres dhe ky është argumenti kyç që kemi për ta përdorur pozitivisht kur takohemi me grekë, sllovakë, rumunë apo të tjerë. Greqia, Sllovakia dhe Rumania megjithatë janë më mirë në kuptimin e raporteve me Kosovën pasi i njohin pasaportat ,letërnjoftimin dhe të gjitha dokumentet tjera, në të kundërtën e Spanjës dhe Qipros dhe kanë zyrat ndërlidhëse në Prishtinë poashtu”, ka thënë Kurti gjatë një ligjërate në Universitetin e Kembrixhit.
Kurti tutje ka thënë që u ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të na njohë neve dokumentet.
“Sepse, nëse Serbia dëshiron t’i bashkohet BE-së, së paku t’i bashkohen atyre që nuk e kanë njohur pavarësinë ende në BE. Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani është gati absurditet, sepes nëse shkon me pasaportë në Serbi mund të arrestohesh dhe ta konfiskojnë”, tha ai.


