Sporti

Gjermani dhe Anglia pa gola pas pjesës së parë, Italia në avantazh ndaj Hungarisë

06/07/2022 21:40
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Gjermania dhe Anglia po luajnë me rezultat të barabartë, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një dominim i lehtë nga “Panzerët”, por që nuk e gjetën dot rrugën e golit.

Italia është në avantazh ndaj Hungarisë, me rezultatin që është 2 me 0 pas pjesës së parë.

Barella dhe Pellegrini shënuan golat për “Azzurët”.

Në anën tjetër, Turqia është në avantazh ndaj Lituanisë me rezultat 0 me 2, kurse Luksemburgu dhe Ishujt Faroe po luajnë baraz, 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/