Lajme

Presidentja Osmani pret nesër shefin e diplomacisë greke

06/07/2022 21:25
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu nesër pret në takimin ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Përmes një komunikatë për media të Zyrës së Presidentës u bë e ditur se ky takim fillon nga ora 15:00.

Dendias e ka vizituar Kosovën tri herë brenda tri viteve të fundit.

Kujtojmë se Dendias e ka vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit gjithashtu nga presidentja Osmani.