Sporti

Zyrtare: Zekirja Ramadani është trajner i ri i Gjilanit

06/07/2022 19:55
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Gjilanit e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Zekirja Ramadani do të jetë në krye të kësaj skuadre për edicionin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Palët kanë arritur marrëveshje dy vjeçare, me mundësi zgjatje.

Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.