Lajme

Qeveria miraton propozimin e presidentes Osmani për Marrëveshjen e Kredisë me Fondin OPEC

06/07/2022 19:42
nga:G B

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, raporton Gazeta Blic.

Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike të qeverisë.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar propozim-vendimin lidhur me Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”.

Kabineti qeveritar miratoi vendimin për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, për Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”.