Lajme

VV del me një video-porosi, riktheson “qeverisjen pa haraç”

06/07/2022 19:04
nga:Astrit Gashi

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një video ku ka premtuar ‘një qeverisje pa haraç’.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Twitter, Lëvizja Vetëvendosje thotë se në të kaluarën shumë investitorë kanë shprehur interesim të investojnë në vendin tonë, por sipas tyre, janë larguar pas kërkesave për ryshfet e haraç.

Sipas tyre, tani investitorët e jashtëm kanë parë luftimin e krimit dhe korrupsionit andaj edhe kanë filluar të investojnë në vendin tonë.

“‘Pa ryshfet n’fillim e pa haraç n’fitim’ është sllogani i zgjedhjeve që u jetësua me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s”, thuhet në cicërimën e tyre.