Sporti

Lukaku nuk ka qenë asnjëherë i lumtur tek Chelsea, dëshiron prej kohësh rikthimin tek Inter

06/07/2022 17:46
nga:Mergim Rreci

Sipas The Sun, sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku i ka dërguar mesazhe Interit që nga Krishtlindjet, në një përpjekje për t’u ribashkuar me skuadrën italiane.

Lukaku u rikthye te Chelsea për një periudhë të dytë verën e kaluar pasi ata paguan 97.5 milionë funte për ta nënshkruar atë nga Interi, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, rikthimi i 29-vjeçarit në Premier League nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, me lojtarin që shpreh dëshirën për t’u rikthyer në Serie A si publikisht ashtu edhe privatisht.